Ne Universitetin "A. Moisiu" Hapen 4 Programe Te Reja Studimi
TIRANE, 13 Maj /ATSH/- Në universitetin "Aleksandër Moisiu" në Durrës do të hapen programe të reja studimit të ciklit të parë në degët "Juridik", "Shkenca kompjuterike", "Sistemet e informacionit" dhe 'Teknologji informacioni", të cilat do të nisin në vitin akademik 2010 - 2011.
Këshilli i Ministrave miratoi në mbledhjen e fundit vendimin për hapjen e programeve të reja në universitetin "Aleksandër Moisiu", Durrës. Në përfundim të studimeve, studentëve u lëshohen "Diplomë e Nivelit të Parë në drejtësi", "Diplomë e Nivelit të Parë në shkenca kompjuterike", "Diplomë e Nivelit të Parë në sistemet e informacionit" dhe "Diplomë e Nivelit të Parë në teknologji informacioni".
Programet e studimit të ciklit të parë realizohen me 180 kredite dhe kohëzgjatja normale e tyre është 3 (tri) vite akademike. /e.gj//n.m/