Tiranë, 13 maj, NOA – Ka arritur në 28 numri i grevistëve socialistë të cilët janë detyruar të ndërpresin grevën për shkak të rëndimit të gjendjes së tyre shëndetësore.
Lajmi është bërë me dijeni për agjencinë e Lajmeve NOA, burimet socialiste të selisë rozë, sipas të cilave, i dërguari i fundit në spital nga mjediset e grevës së urisë është grevisti Martin Kasa, 27 vjeç nga Tirana; si edhe Hasan Sulo, 30 vjeç, edhe ky nga Tirana.
Ata e kanë lënë kampin e grevistëve pas rëndimit të gjendjes së tyre shëndetësore në ditën e 13-të e grevës së urisë, duke përafruar deri në 30 numrin e grevistëve që shkojnë drejt spitalit.
n.e/NOA