Një Rus Dënohet Me Katër Vjet Burg Për Spiunazh Në Favor Të Shba-Së
MOSKË, 13 maj /ATSH-AFP/ - Një gjykatë në Moskë dënoi sot me katër vjet burg një qytetar rus, i cili akuzohej për tradhti dhe për zbulim të sekreteve ushtarake në përfitim të SHBA-së, njoftuan agjencitë ruse të lajmeve.
''Genadi Sipaçev u shpall fajtor, pasi në vitin 2008 i kishte dorëzuar Departamentit amerikan të Mbrojtjes karta për t'i mundësuar SHBA-së të saktësonte lokalizimin e objekteve ushtarake në Rusi'', njoftoi ITAR-TASS.
Gjykata theksoi gjithashtu se ''Sipatchev kishte bashkëpunuar aktivisht me shërbimet ruse të sigurisë gjatë hetimit, shkak për të cilin ai u dënua vetëm me katër vjet burg''./
/ec/ a.jor.