Portugali, 13 maj, NOA - Papa Benedikti i XVI-të filloi një meshë madhështore në tempullin e Fatimas në Portugali. Organizatorët thanë se rreth 500 mijë veta po ndjekin meshën.
Vizita e Papës në Portugali vjen në kohën kur kisha katolike është në krizë si pasojë e skandaleve seksuale të priftërinjve dhe keqpërdorimin e fëmijëve prej tyre.
Përpara vizitës Ati i Shenjtë tha se problemet vijnë nga “mëkatarët brenda kishës” dhe jo nga fushatat jashtë këtij institucioni. Ai shtoi se “falja nuk mund të zëvendësojë drejtësinë”.
NOA