Pasqyra E Shtypit Shqiptar
TIRANË, 13 Maj -/ATSH/- Titujt kryesorë të shtypit shqiptar për ditën e sotme 13 maj.
Gazeta "Shqip"
DIPLOMACIA: SHQIPËRISË I DUHET PAQJA MES "ARMIQVE"
Montobio-Lohan me Berishën. Topi shfaqet me Kryeministrin dhe Topallin. Rama- Withers, 25 minuta për krizën.
-Më poshtë vijojnë disa nga titujt kryesorë të kësaj gazete:
Taulant Balla: Përshkallezimi i protestës pas 14 majit, sapo ka nisur
Transferimi, Italia sjell listen e të dënuarve
Gazeta "Koha Jone"
BERISHA ASFALTON RRUGËT, EDI RAMA I BLLOKON
Kryeministri peruroi vetem dje tre vepra publike në periferi të Tiranës, i bën thirrje Ramës te mos lendoje njerez.
-Më poshtë vijojnë disa nga titujt kryesorë të kësaj gazete:
TI:Paketa antikorrupsion e qeverisë, impresionuese
Droutcas: Vizat hiqen shpejt, pas 4 vjetesh hyrja ne BE
Gazeta "Shekulli"
QEVERIA: ZYRTARËT TË PËRDORIN SKAFE
Qeveria ndryshon moratoriumin e skafeve, ja zyrtaret qe lejohen te levizin ne det. Rregulla te reja per motoret e ujit
-Më poshtë vijojnë disa nga titujt kryesorë të kësaj gazete:
Universitetet, happen dege te reja
Ballsh, 350 te helmuar nga uji
Gazeta "Panorama"
BUXHETI NË KRIZË, SHITET HOTEL "DAJTI"
E blen Banka e Shqiperise. Qeveria I ka shitur dje bankes se Shqiperise per 30 milione euro Hotel "Dajtin".
Gazeta "Shqiptare"
POLICIA GODET MAJKON
Ashpërsohen protestat e PS, parashikohet greve urie në gjithe vendin. Deputeti: Shkopoinj gome e gaz lotësjelles në protestë.
Gazeta "Integrimi"
SHQIPËRIA PROGRES TË DUKSHËM NË LUFTËN KUNDËR KORRUPSIONIT
Drejtori Ekzekutiv Rajonal i Transparency International Miklos Marschall vlereson reformat e qeverise ne luften ndaj fenomenit te korrupsionit.
Gazeta "RD"
RAMA BRAKTISET NGA AMBASADORET E PERENDIMIT, BAJKOTON FJALEN E LOHAN
Ne ceremonine e Dites Europiane, kreu I PS ka ndjere injorimin e ambasadoreve perendimore
Gazeta "ZP"
RAMA: TRANSPARENCE PERMES DIALOGUT
Solidariteti qytetar dhe njerezor me kete cader, dhe me njerezit qe jane brenda ne kete cader, eshte shprehja e forces se besimit se ne se bashku mund ta bejme me te mire Shqiperine. a.m