Pasqyra E Shtypit Të Kosovës
PRISHTINË, 13 Maj /ATSH-B.Jashari/.- Më poshtë vijojnë titujt kryesorë të gazetave të Kosovës të ditës së sotme:
"Koha Ditore"
Intervistë ekskluzive me ndihmëssekretarin amerikan të Shtetit, Philip Gordon -
Gordon: ka shumë punë, por pavarësia është e kryer , "Kosova duhet të demonstrojë se ka demokraci të qëndrueshme që kujdeset për qytetarët e saj dhe që zbaton ekonomi të pastër dhe të pakorruptuar. Nëse Kosova i bën këto, do të jetë vend tërheqës për të gjithë qytetarët e vet, do të jetë kandidat më i mirë për anëtarësim në BE, do të jetë një vend i mirë për të marrë njohje ndërkombëtare. Kjo do ta bënte opinionin e GJND-së më pak të rëndësishëm", thotë ndihmëssekretari amerikan, Philip Gordon
Tituj të tjerë:
Zgjedhjet e parakohshme pa mbështetje nga ndërkombëtarët
Xhibuti, njohja e 68-të për Kosovën
Minatorët për herë të dytë marshuan deri në Prishtinë
Kushëriri i kryeministrit dëmtoi buxhetin për disa miliona euro (Drejtori i prokurimit në KEK)
Tomislav Nikoliq në Mitrovicë, bën fushatë politike pa leje
EULEX lyp prova për abuzimet e të burgosurve të UÇK-së
Fotolajmi: Katër shqiptarë janë vrarë në një shkëmbim zjarri me forcat maqedonase të rendit në një fshat të Shkupit, kanë njoftuar autoritetet maqedonase.
"Express"
Tri mesazhe amerikane : Ndihmëssekretari Philip Gordon dha mesazhe të qarta në Prishtinë. SHBA nuk pranon bisedime për statusin dhe territorin e Kosovës, por do t'i ndihmojë bisedimet për çështje teknike. Serbia nuk mund të hyjë në BE, pa normalizimin e marrëdhënieve me Kosovën. SHBA është pjesë e strukturës së EULEX'it dhe mbështet luftën kundër krimit të organizuar.
Tituj të tjerë:
Prita e përgjakshme - Në një pritë të policisë maqedonase, u vranë katër shqiptarë.
Sëmundje kronike në MSH (Gjetjet e Auditorit për vitin 2009 në Ministrinë e Shëndetësisë)
Partia i beson Limajt
Shkon Burton, vjen Rowan - Zëvendësshefi i ICO'së, Fletcher Burton, ka përfunduar misionin në Kosovë. Në vend të tij, Departamenti Amerikan i Shtetit ka emëruar diplomatin Christopher Rowan.
Ekonomi: Marshi i minatorëve protestues
"Zëri"
Qëndrimet e isës lëkundin qeverinë - Deklaratat e fundit të kryetarit të Prishtinës kanë sfiduar koalicionin
Tituj të tjerë:
SHBA e gatshme t'i lehtësojë bisedimet Prishtinë-Beograd
PDK mbështet fuqishëm Limajn
Editoriali - Frika nga Isa
Opinione - Imazhi dhe substance e shtetit të Kosovës
"Tribuna shqiptare"
SHBA mbështet shtetin sovran të Kosovës - Duke theksuar edhe një herë mbështetjen e SHBA-ve për integritetin dhe tërësinë territoriale të Kosovës, diplomati amerikan, Philip Gordon ka shprehur gatishmërinë e vendit të tij për të ndihmuar Kosovën
Tituj të tjerë:
Njohjet pas GJND-së
PDK përkrah Limajn
Konfuziteti rreth strategjisë
Vetëm nuk i njohin - Përfaqësuesit e institucioneve të Kosovës ripërsërisin se zgjedhjet lokale, të paralajmëruara të mbahen në fund të këtij muaji nga strukturat paralele serbe në veri të Mitrovicës, janë ilegale dhe të papranueshme. Por, nuk ka iniciativë për parandalimin e tyre.
"Bota Sot"
Policia sllave vazhdon vrasjen e shqiptarëve - Katër të vdekur në shkëmbim zjarri në Maqedoni
Tituj të tjerë:
Gordon: "SHBA-të do të qëndrojnë në çdo sfidë pranë Kosovës"
Shteti paralel i Graçanicës! - Deklarime ogurzeza të kryetarit të komunës së Graçanicës!
Shqiptarët në varreza masive dhe propaganda serbe shqipshkruese
Kultura shqiptare është perëndimore, Shqipëria është shtet perëndimor - Editoriali
"Infopress"
Limaj, i pastër dje dhe sot - PDK-ja reagon lidhur me hetimet e EULEX-it ndaj ministrit Limaj
Tituj të tjerë:
Rikthehet telefonia serbe
Çarls Kupçan, nga Këshilli për Marrëdhenie me Jashtë, në Shtetet e Bashkuara, thotë se Ballkani është rikthyer në axhendën amerikane
Për statusin s'ka bisedime
Katër shqiptarë vriten në Maqedoni
Studentët zgjedhin të parin e tyre
"Kosova Sot"
Ambasadat e Kosovës nuk "vërehen" - Tre ambasadorë kosovarë drejt shkarkimit
Tituj të tjerë:
Gordon: Jo bisedime për statusin dhe kufijtë
Eqrem Kryeziu - LDK-ja nuk përfiton nga bastisjet e EULEX-it
Editorial - Shqiptarët, sërish në qendër të tensioneve
"Lajm"
Varrezat masive, një argument plus për GJND-në - Serbia përgatitet për disfatë
Tituj të tjerë:
Njohja e 68-të e Kosovës - Xhibuti konfirmon vendimin
Ndihmëssekretari amerikan i Shtetit, Philip Gordon, me porosi se duhet të bisedohet me Beogradin - Jo për statusin dhe kufijtë
LDK-ja shtyn mbledhjen e Kryesisë - Isa prish axhendën e partisë
Ministria e Shëndetësisë - Pa koment për gjetjet e Auditorit /s.d/