Personazh - Një Shaka Kanibaleske E Kryeministrit Neozelandez Trondit Maorët
UELLINGTON, 13 maj /ATSH-MIA/ - Kryeministri i Zelandës së Re, John Keey tronditi fiset e njohura maore duke u tallur se një prej tyre, me të cilin aktualisht ka marrëdhënie të tensionuara, është i përbërë prej kanibalëve.
''Lajmi i mirë është se darkova me fisin Ngati Poru, në vend të fisit Tuho, pasi në këtë rast unë do të isha darka dhe kjo gjë nuk do të ishte aq e këndshme", theksoi Keey në fjalimin para përfqësuesve të biznesit turistik.
Besohet se para mbërritjes së evropianëve në Zelandën e Re, fiset maore kanë ngrënë robërit e tyre ushtarakë për të shkatërruar kundërshtarin.
Keey gjatë kësaj jave hyri në konflikt me fisin Tuho nga Ishulli Verior, pasi refuzoi t'u japë 212 000 hektarë tokë në parkun nacional, si kompensim për padrejtësitë që u janë bërë paraardhësve të tyre nga pushtuesit evropianë.
Partia e Maorëve, që është partnere e koalicionit në qeverinë e Partisë Nacionaliste të Zelandës së Re, e akuzoi Keeyin për mizori./ a.jor.