English

Policia: Nuk ka pasur përplasje me protestuesit në Përmet dhe Sarandë

Tiranë, 13 maj, NOA – Drejtoria e Përgjithshme e Policisë njoftoi sot se në tubimet Partisë Socialiste në Përmet dhe në Sarandë nuk ka pasur asnjë incident apo konfrontim mes protestuesve dhe forcave të rendit.

Sipas policisë, tubimet e opozitës janë zhvilluat sot në qytetin e Përmetit dhe tek Ura e Gajdarit në Sarandë, ku ka marrë pjesë një numër i kufizuar qytetarësh, të cilët kanë tentuar të bllokojnë akset rrugore gjatë tubimeve.

“Në sajë të masave të marra nga strukturat e policisë, gjatë zhvillimit të këtyre tubimeve nuk u evidentuan probleme apo konfrontime dhe u garantua qarkullimi normal i automjeteve”, thuhet në njoftimin e policisë.

Gjithashtu, Drejtoria e Përgjithshme sqaron se, në zbatim të akteve ligjore, “në të dyja këto raste, ka marrë masa për të garantuar sigurinë publike, normalizuar trafikun dhe për të shmangur incidentet e mundshme”.

m.xh/NOA

KOMENTE