English

Prezantohet sot drejtori i ri i Tatimeve, Gazmir Spahia

Tiranë, 13 maj, NOA – Gazmir Spahia, ish-drejtor i Doganës në Vlorë pritet të kryejë gjatë ditës së sotme prezantimin si drejtori i ri i Përgjithshëm i Tatimeve.

Kjo pasi, dje me anë të një vendimi qeverie, paraardhësi i tij Artur Papajani është shkarkuar nga detyra dhe ende nuk dihen arsyet e marrjes së tij.

Papajani u emërua në krye të Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve në janar të vitit 2009, duke zëvendësuar në atë kohë Arben Sefgjinin.

Mendohet se shkarkimi i tij është bërë në një kohë kur tatimet po kritikoheshin për mosrealizim të planit me mbledhjen e të ardhurave.

n.e/NOA

KOMENTE