English

Rama: Beteja Jonë Për Transparencë Do Të Sjellë Frytet E Dëshiruara Për Qytetarët

TIRANË, 13 Maj/- Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama deklaroi sot," beteja jonë për transparencë do të sjellë frytet e dëshiruara për të gjithë qytetarët". Pas vizitës tek grevistët e shtruar në Qendrën Spitalore Universitare "Nënë Tereza", kryesocialisti Rama falenderoi mjekët dhe infermierët që i gjenden afër grevistëve të PS-së."Mjekët e infermierët e spitalit gjenden pranë grevistëve dhe shprehin solidaritetin e tyre me shtrëngime të ngrohta duarsh", tha Rama . Ai u shpreh se "jemi të vendosur e të palëkundër sepse kërkesa jonë nuk ka të bëjë me interesin politik të një pale, dhe në dëm të interesit politik të një pale tjetër, por ka lidhje me interesin e gjithë shqiptarëve për t'u çliruar nga një sistem jo transparent që nuk i lë shqiptarët të qeverisen nga ata që zgjedhin". Greva e urisë e 21 deputetëve të PS-së dhe 180 mbështetësve të tyre, që kërkojnë transparencën e zgjedhjeve përmes hapjes së kutive të votimit, hyri sot në ditën e 13-të. Në mesditë deputetja Ledi Shamku u transportua drejt spitalit për shkak të gjendjes së rënduar shëndetësore. /s.d//n.m/
KOMENTE