Tiranë, 13 maj, NOA – Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama ka theksuar dhe një herë qëndrimin e opozitës për t’i shkuar deri në fund transparencës së zgjedhjeve dhe hapjes së kutive të votimit.
Në një prononcim dhënë për mediat, gjatë vizitës së grevistëve në spitalin e “Nënë Tereza”, Rama ka theksuar se “opozita është e bindur dhe vendosur për të mos hequr dorë nga transparenca”. Ai ka shtuar se kërkesa e PS nuk ka të bëjnë me pushtetin, por me të mirën e gjithë shqiptarëve.
“Dua të them me më shumë forcë, se ne sot jemi më të vendosur, më të bindur, se ne jemi të palëkundur, sepse kërkesa jonë nuk ka të bëjnë me interesin politik të një pale, në dëm të dëm të interesit të një pale tjetër dhe nuk ka lidhje me luftën për pushtet, por me interesin publik”, u shpreh Rama.
Ndryshe nga më parë, Rama në deklaratën e tij nuk ka përmendur se PS-ja është e gatshme për dialog.
Ai ka folur dhe për incidentin me policinë në Shkodër, duke theksuar se “puonjësit e rendit bënë pis uniformën e shtetit”.
Duke akuzuar policinë, Rama shtoi se faktin që në vende të tjera nuk ka pasur incidente me protestuesit tregon se ligjin e shkelën punonjësit e policisë. Ndërsa u shpreh se sjellja të tilla janë shenja të një pushteti “që ka humbur toruan”.
m.xh/NOA