English

Rusi - Eliminohen Tre Të Dyshuarit Si Bashkëpunëtorë Në Atentatet E Metrosë

MOSKË, 13 maj /ATSH-ANSA/ - Forcat ruse të sigurisë i kanë vrarë tre të dyshuarit si bashkëpunëtorë në atentatin e dyfishtë në metronë e Moskës që, më 29 mars shkaktuan 40 viktima, njoftoi sot shefi i shërbimeve të sigurisë, Alexandre Bortnikov, pas një takimi me presidentin Dmitri Medvedev. "Nuk arritëm t'i kapnim të gjallë", deklaroi ai duke theksuar se tre të dyshuarit treguan rezistencë dhe ishin të armatosur. "Rezistuan shumë ashpër dhe u detyruam t'i eliminonim", deklaroi ai. Nga ana e tij Medvedev ritheksoi linjën e ashpër që Moska synon të mbajë kundër terroristëve. "Eliminoni të gjithë ata që paraqesin rezistencë, mos tregoni aspak mëshirë", deklaroi Medvedev. Autorësinë e sulmeve në metronë e Moskës e morën grupe islamike aktive në Kaukaz dhe u kryen nga dy gra kamikaze, një adoleshente dhe tjetra në moshë madhore të cilat vinin nga Dagestani. /e.v/
KOMENTE