English

Rusi - Të Paktën Tetë Të Vdekur Nga Një Sulm Në Dagestan

MOSKË, 13 maj /ATSH-AFP/ - Të paktën tetë punëtorë u vranë sot në një sulm në Dagestan, një republikë e Kaukazit rus rrënuar nga rebelimi, theksoi një zëdhënës i shërbimeve të sigurisë (FSB). "Të paktën tetë persona u vranë në një sulm", theksoi zëdhënësi i FSB-së për Dagestanin duke shtuar se viktimat ishin disa punonjës që po riparonin një antenë të një televizioni në distriktin e Dagestanit, Sergokalisnk./ /ec/ a.jor.
KOMENTE