Shba Deklaron Mbylljen E Ambasadës Së Saj Në Tajlandë
UASHINGTON, 13 maj /ATSH-AFP/ - SHBA-ja njoftoi sot mbylljen e ambasadës së saj në Bangkok dhe u shpreh ''shumë e shqetësuar'' për të lënduarit gjatë përballjeve të manifestuesve dhe forcave të rendit në Tajlandë.
"Jemi shumë të shqetësuar, po e ndjekim me shumë kujdes situatën'', deklaroi zëdhënësi i Departamentit amerikan të Shtetit, Philip Crowley, i cili theksoi se ambasada ishte e mbyllur për publikun sepse ndodhet në afërsi të zonës ku po ndodhin aktet e dhunës.
Bangkoku ndodhet nën tension ndërkohë që ushtria ka rrethuar lagjen ku janë mbledhur "këmishat e kuqe", manifestuesit antiqeveritar të cilët kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit./
/i.p/