English

Shba- Një Autoportret I Andy Warhol Shitet 32,5 Milionë Dollarë

NJU JORK, 13 maj /ATSH-AFP/ - Një autoportret i artistit pop amerikan Andy Warhol u shit dje kundrejt 32,5 milionë dollarëve në shtëpinë e ankandeve Sotheby's në Nju Jork. Vepra, e vitit 1986, paraqet artistin me flokë të shpupurisur, me shikimin drejt përpara. Ajo ishte vlerësuar rreth 15 milionë dollarë. Fakti që ajo u shit kundrejt dyfishit të shumës së dhënë konfirmon rritjen e interesit të blerësove të artit bashkëkohor për punën e Andy Warhol, i cili vdiq në vitin 1987, e shfaqur edhe dje gjatë një ankandi të arteve moderne dhe bashkëkohore në Nju Jork tek "Christi's", rivali i përhershëm i "Sotheby's". Vepra "Silver Liz" e Warhol u shit atje për 18,3 milionë dollarë. Shitja e autoportretit dje tregon edhe çmimin më të lartë të paguar ndonjëherë për një vepër të këtij tipi të artistit eksentrik. Mes veprave të tjera në shitje, një pikturë e Mark Rothko, pa titull dhe ku dominon e kuqja, u shit për 31,4 milionë dollarë, ndërkohë që vlerësimet për të shkonin nga 18 deri 25 milionë dollarë. Një pikturë e Jackson Pollock me titull "Number 12 A, 1984: Yellow, Gray, Black", u shit 8,8 milionë dollarë. /I.Pu.
KOMENTE