English

Shënim - Davutoglu: Vizita Në Greqi Do Të Shënojë Një Revolucion Në Marrëdhëniet Greko-Turke

ANKARA, 13 maj /ATSH-AFP/ - Vizita e ardhshme në Greqi e kryeministrit turk, Recep Tayyip Erdogan i shoqëruar nga 10 ministra do të shënojë një revolucion në marrëdhëniet mes dy vendeve fqinje dhe për një kohë të gjatë rivalë, theksoi sot shefi i diplomacisë turke, Ahmet Davutoglu. ''Takimi dyditor në Athinë, që do të nisë të nesër do të mbledhë në një takim ministrat e qeverisë greke dhe turke'', konfirmoi Davutoglu në një intervistë për stacionin televiziv ''Haberturk''. "Vizita është një revolucion në marrëdhëniet tona (...) Ne duhet të kalojmë në një etapë tjetër psikologjike pas disa dekadash armiqësi'', deklaroi ai duke shtuar se do të zhvillohen diskutime edhe për një ndryshim në marrëdhëniet mes pupullit grek dhe atij turk. "Ne duhet të ulim tensionet por gjithashtu edhe të maksimizojmë zonat e bashkëpunimit'', shtoi shefi i diplomacisë turke, Ahmet Davutoglu./ /ec/ a.jor.
KOMENTE