Sllovakia Thërret Ambasadorin E Saj Në Budapest Lidhur Me Projektligjin Hungarez Mbi Dyshtetësinë
BUDAPEST, 13 maj /ATSH-MTI/ - Sllovakia thërriti ambasadorin e saj në Budapest për konsultatime lidhur me një plan të qeverisë hungareze për lehtësimin e procedurave për dhënien e dyshtetësisë hungarezëve etnikë në vendet fqinje, njoftoi agjencia çeke e lajmeve, CTK duke cituar zyrën e shtypit të qeverisë sllovake.
Vendimi erdhi pas një takimi jozyrtar në Bratislavë mes ministrit të Jashtëm sllovak, Miroslav Lajcak dhe homologut të tij hungarez, Janos Martonyi.
Rreth 9,5 për qind e popullsisë sllovake prej 5,7 milionë banorësh janë hungarezë etnikë./
a.jor.