English

Sport-Futboll/ Lorik Cana, "Pas Disa Vitesh Do Të Luaj Për Një Ekip Të Madh Anglez"

TIRANË, 13 Maj / ATSH- Gjergji Mima/- Futbollisti shqiptar i Sandërlendit, Lorik Cana, nuk e ka përjashtuar mundësinë që pas dy vitesh t'i bashkohet Arsenalit. Cana, pasi përfundoi sezonin e tij të parë në Premierligën angleze, është kthyer në vendlindje për pushime. Ai sot ka qenë mysafir i Universitetit Amerikan në Kosovë (AUK), ku ka debatuar me studentët e këtij universiteti. "Pas një apo dy vitesh mund të kalojë në njërin prej katër ekipeve më të mëdha angleze. Me trajnerin e Arsenalit, Venger, vetëm jam në kontakte. Po meqenëse është fillimi i karrierës sime në Angli, kam nevojë të fitoj edhe pak eksperiencë", tha Cana. Ai ka shprehur gatishmërinë e tij për t'u bërë pjesë e delegacionit të Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK) në përpjekjet e saj për anëtarësim në FIFA e UEFA. Kapiteni i Sandërlendit, Lorik Cana, ka thënë para studentëve të këtij universiteti se pasi ta përfundojë karrierën si futbollist aktiv, synon të studiojë historinë e popullit shqiptar. Cana sot është pritur edhe nga Presidenti i Kosovës, Fatmir Sejdiu./s.s./
KOMENTE