English

Sport-Superliga/ Java E 32-Të, Luftë Për Europë Dhe Mbijetesë

TIRANË, 13 Maj /ATSH- Gjergji Mima/ - Java e 32-të e Kategorisë Superiore, ndeshjet e së cilës zhvillohen nesër në orën 16:30, pritet të konfirmojë zyrtarisht dy skuadrat e fundit që do të luajnë sezonin e ardhshëm në Europë, nisur edhe nga fakti, se Dinamo (kampione) dhe Besa (fituese e Kupës së Shqipërisë) e kanë siguruar pjesëmarrjen respektivisht në Ligën e Kampioneve dhe Ligën e Europës. Kur kanë mbetur dy javë nga përfundimi i kampionatit dhe janë gjashtë pikë në lojë, në garë janë Laçi (48 pikë), Tirana (48 pikë), por matematikisht edhe Flamurtari (44 pikë) e Vllaznia (43 pikë), gjithmonë nëse laçjanët dhe tiranasit nuk do të marrin asnjë pikë në dy takimet përmbyllëse të Superligës. Edhe fundi i renditjes është në një fazë interesante kur për të mbetur në Kategorinë Superiore luftojnë të paktën pesë skuadra: Shkumbini (42 pikë), Skënderbeu (41 pikë), Kastrioti (39 pikë), Teuta (39 pikë dhe Apolonia (38 pikë). Gramozi (23 pikë) ka javë që është rrëzuar në Kategorinë e Parë. - Ndeshjet e javës së 32-të të Superligës Tirana-Dinamo Besa-Gramozi Laçi-Skënderbeu Teuta-Flamurtari Shkumbini-Kastrioti Apolonia-Vllaznia - Rendtija e Superligës pas javës së 31-të Ekipi N F B H G P 1. Dinamo 31 18 4 9 50-36 58 2. Besa 31 14 8 9 33-25 50 3. Laçi 31 13 9 9 34-27 48 4. Tirana 31 14 6 11 33-28 48 5. Flamurtari 31 12 8 11 38-34 44 6. Vllaznia 31 12 7 12 33-37 43 7. Shkumbini 31 12 6 13 29-30 42 8. Skënderbeu 31 11 8 12 39-38 41 9. Kastrioti 31 12 6 13 32-33 39 10. Teuta 31 11 6 14 28-39 39 11. Apolonia 31 10 8 13 36-39 38 12. Gramozi 31 5 8 18 18-37 23 - Golashënesit e Superligës 15 gola: Mlladen Bërkiç (Apolonia) 14 gola: Daniel Xhafaj (Besa) 13 gola: Elis Bakaj (Dinamo), Arlind Nora (Laçi), Migen Memelli (Flamurtari) 11 gola: Fatjon Sefa (Dinamo), Milain Guerrib (Skënderbeu). /s.s./
KOMENTE