English

Tajlandë - Një Manifestues Vritet Gjatë Përleshjeve Me Policinë

BANGKOK,14 maj /ATSH-AFP/ - Një manifestues tajlandez u vra gjatë përleshjeve mes "këmishëkuqve" dhe forcave të rendit sot në mbrëmje në Bangkok dhe të paktën një tjetër është plagosur, njoftoi AFP-në një zëdhënës i policisë. "Gjatë përleshjeve mes 'këmishëkuqve' dhe forcave të sigurisë, një burrë me një bluzë të kuqe u godit në kokë dhe vdiq", deklaroi gjenerali Prawut Thavornsiri. Viktima është identifikuar, njoftoi ai, duke shtuar se të paktën një manifestues tjetër është plagosur. Një fotoreporter i AFP-së njoftoi më parë se ishte dëshmitar i akteve të dhunës gjatë të cilave është goditur në kokë një manifestues, sipas tij, me siguri për vdekje. Bangkoku ishte në tension sot ndërkohë që ushtria kërcënoi me mbylljen e lagjes ku janë tërhequr "këmishëkuqtë", këta manifestues antiqeveritarë të cilët kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit". /I.Pu.
KOMENTE