Të Paktën 77 Persona Humbin Jetën Nga Shirat E Dendur Në Kenia
NAIROBI, 13 maj /ATSH-AFP/ - Shirat e rrëmbyeshëm të regjistruar në Kenia që prej dy javësh kanë shkaktuar vdekjen e rreth 77 të vdekur dhe rrezikon përmbytje e disa rajoneve të gjera, deklaroi qeveria e cila bëri një apel për evakuim të rajoneve të prekura.
"Për shkak të reshjeve të dendura të shirave besojmë se do të ketë përmbytje të mëdha në dy ditët e ardhshme", shprehej zëdhënësi i qeveris, Alfred Mutua, në një mesazh të publikuar ë internet.
Banorët e zonave në afërsi të vijës bregdetare të vendit duhet të evakuohen nga vendbanimet e tyre menjëherë, shtoi ai.
Të paktën 77 persona kanë humbur jetën si pasojë e shirave të dendur dhe të rrëmbyeshëm dhe rreth 10 mijë persona janë tashmë evakuuar nga zonat në rrezik, njoftoi zëdhënësi./
/i.p/