English

Times Square - Pakistani Nuk I Lejon Më Hetimet E Huaja

ISLAMABAD, 13 maj /ATSH-ANSA/ - Pakistani nuk do t'i lejojë autoritetet e huaja të vazhdojnë të kryejnë hetime brenda territorit për çështjen e Faisal Shahzad, pakistanezi me nënshtetësi amerikane i cili u përfshi në atentatin e dështuar të Times Square, deklaroi sot ministri i Brendshëm pakistanez, Rehman Malik, cituar nga Dawn News. Ministri shtoi se qeveria e tij po bashkëpunon me Shtetet e Bashkuara dhe se "shumë shpejtë do të paraqesë një raport që do të sqarojë çdo mëdyshje për të dyshuarin si terrorist". Që prej një jave, tre hetues të FBI-së ndodhen në Pakistan për të hetuar lidhjet ndërmjet Shazhad dhe grupeve islamike integraliste si talebanët e Waziristanit ose rrjeti i Al Kaidas. Sipas mediave lokale, pas ndalimit të atentatorit më 3 maj, policia pakistaneze ka arrestuar disa të afërm dhe miq të tij të cilët dyshohen për bashkëpunim. Tre ditë më parë një zëdhënës i Departamentit amerikan të Shtetit, deklaroi se Shtetet e Bashkuara janë "shumë të kënaqura për bashkëpunimin e Islamabadit në këtë çështje". /e.v/
KOMENTE