Tiranë, 13 maj, NOA – Presidenti Bamir Topi dekretoi sot tre anëtarët e Gjykatës Kushtetuese.
Emrat e zgjedhur nga kreu i shtetit pas një sërë konsultimesh të bëra me maturitete të drejtësisë janë, Vangjel Kosta, Bashkim Dedja dhe Altina Xhoxhaj. Dekretimi i tyre u bë në mbështetje të neneve 93 dhe 125, pika 1 të Kushtetutës.
Vendimi i kreut të shtetit është pjesë e një procedure normale e detyrës së tij në emërimin e anëtarëve të institucioneve kushtetuese. Por ajo që e bënë këtë dekretim të kthehet në qendër të debatit politik është fakti se Partia Socialiste, në një nga gjashtë kërkesat e saj ka kërkuar që të bëhet transparencë dhe për emërimin e anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese.
Emrat e anëtarëve të rinj të Gjykatës Kushtetuese do të votohen në seancën e radhës në Kuvend dhe pritet të shihet reagimi i mazhorancës dhe i opozitës në votimin e tyre.
m.xh/NOA