Turqi - Referendumi Për Reformën E Kushtetutës Më 12 Shtator
ANKARA, 13 maj /ATSH-AFP/ - Një referendum për një reformë të polemizuar të kushtetutës turke u caktua për më 12 shtator, njoftoi sot Komisionit Elektoral turk.
"Komisioni elektoral vendosi që votimi të organizohet më 12 shtator", deklaroi për shtypin një zëdhënës i komisionit.
Qeveria turke, e dalë nga lëvizja islamike, ishte për ta zhvilluar këtë referendum më parë.
Kjo reformë, e kërkuar nga Partia në pushtet për Drejtësi dhe Zhvillim, AKP dhe e miratuar nga parlamenti javën e kaluar, synon kufizimin e pushtetit të organeve të larta të drejtësisë dhe të ushtrisë.
Opozita e konsideron këtë reformë si një mjet për t'i detyruar dy bastione të heshtin për sa i përket laicitetit.
/I.Pu.