English

Vangjel Dule: Vizat dhe integrimin i pengon qeveria dhe kryeministri

Tiranë, 13 maj, NOA – “Na akuzojnë ne për pengesë në procesin e heqjes së vizave dhe atë të integrimit, por është vetë qeveria dhe kryeministri pengesa që nuk na ka lënë të futemi në Evropë”.

Një akuzë të tillë, kreu i partisë së Bashkimit për të Drejtat e Njeriut, Vangjel Dule, e ka hedhur gjatë fjalimit të radhës në protestën e sotme të opozitës para godinës së Kryeministrisë.

“Na thonë se ne frenojmë liberalizimin e vizave dhe se mbyllim rrugët e integrimit tonë drejt Evropës, por kjo nuk është aspak e vërtetë”, tha Dule.

Duke shtuar se “opozita e do shoqërinë civile”, dhe tha se “para një viti BE deklaroi se të gjitha vendet e rajonit do të udhëtojnë të lirë pa viza Shengen në hapësirën evropiane, por kush e ka fajin që neve nuk na u dha kjo e drejtë?”.

Dule i dha përgjigje kësaj pyetje, duke fajësuar vetëm kryeministrin Berisha dhe qeverinë që ai kryeson.

n.e/NOA

KOMENTE