English

Vatikani: Skandalet E Pedofilisë Nuk Kanë Dobësuar Mbështetjen Ndaj Papës

FATIMA, 13 maj /ATSH-AFP/ - Zëdhënësi i Vatikanit, Federico Lombardi, u shpreh sot se "skandali" lidhur me rastet e pedofilisë "nuk e kanë dobësuar" pozicionin e Benediktit të XVI, gjatë një konference për shtyp në Fatima, Portugali, ku sipas tij "500 mijë persona" ishin të pranishëm në meshën papale. "Ndërkohë që mund të mendojmë se skandali i abuzimeve mund të kishte dobësuar përkushtimin dhe vëmendjen e besimtarëve ndaj Papës, megjithëse kjo nuk ka ndodhur", u shpreh Lombardi. "Fakti që kjo shfaqet kaq hapur tregon përkushtim dhe njëkohësisht është shumë inkurajuese", theksoi ai. "Shifrat flasin për rreth 500 mijë persona të pranishëm në Fatima", deklaroi Lombardi, i cili citonte burime policore./ /i.p/
KOMENTE