English

Vlore: Mot I Mire, Kushte Normale Lundrimi

VLORË, 13 maj/ATSH-H.Koçi/.- Moti sot në gjirin detar të Vlorës parashikohet të jetë i kthjellët dhe me zhvillime të pakta resh, që do të arrijnë në nivelin mesatar në orët e mesditës. Kjo situatë meteorologjike do të shoqërohet edhe me kushte të favorshme lundrimi. Puna për përpunimin e mjeteve lundruese në kalatat e portit vazhdon normalisht, ndërkohë që peshkarexhat kanë dalë për peshkim brenda dhe jashtë gjirin detar të Vlorës deri në një largësi prej 8 miljesh nga ishulli i Sazanit. Burime të Kapitenerisë së Portit bënë të ditur për ATSH-në se, sot era do të ketë drejtimin në kuadratin Jug-Jugperëndim, me shpejtësi që do të variojë nga 2-4 m/sek, deri në 6-8 m/sek në afërsi të bregut të detit. Temperaturat e ajrit do të arrijnë vlerat maksimale në 23-25 gradë celsius dhe ato minimale në 13-15 gradë celsius. Valëzimi parashikohet të jetë 1-2 ballë brenda gjirit detar dhe 4-5 ballë në det të hapur. Trageti "Red Star" i linjës detare Brindisi-Vlorë, do të lundrojë sot në itinerarin e kthimit drejt portit italian në orët e mesditës. /a.ke/
KOMENTE