Tiranë, 13 Maj 2010 NOA – Zëvendëskryeministri dhe Ministri i Jashtëm Ilir Meta ka folur sot për incidentin më të fundit në kufirin Kosovë-FYROM ku mbetën të vrarë 4 shqiptarë të cilët u ekzekutuan nga policia e Shkupit. Meta përdori tone diplomatike në përpjekje për të demonstruar qetësi por nuk fshehu zemërimin e qeverisë shqiptare kur kërkoi përparimin e mëtejshëm në implementimin e Marrëveshjes së Ohrit.
Për më tepër, z.Meta tha se Marrëveshja e Ohrit është i vetmi kuadër që garanton plotësimin dhe realizimin e të drejtave të shqiptarëve në FYROM.
Gjithsesi Meta kërkoi edhe të theksojë rëndësinë sipas tij që ka distancimi i të gjithëve nga çdo element apo grup ekstremist që do të kërkonte të krijonte situata krejtësisht të panevojshme pasi është koha për të parë përpara, është koha për të lënë pas çdo lloj forme dhe mënyre që jo vetëm nuk sjell zgjidhje po përkundrazi synon të dëmtojë imazhin e gjithë rajonit tonë.
Në këtë drejtim ne do të vazhdojmë të bashkëpunojmë me autoritetet e Shkupit dhe të bashkëpunojmë shumë ngushtë me të gjithë aktorët politikë shqiptarë, duke qenë i bindur se edhe ata ndajnë të njëjtin angazhim, - tha z.Meta.
r.n/NOA
Foto të tjera, te Galeria
Identifikohet i katërti i masakrës
Policia: Situata është nën kontroll
Konflikt në kufi, vriten 4 persona