Afganistan - Të Paktën Dy Ushtarë Të Nato-S Të Vrarë Nga Përleshjet Me Talebanët
KABUL, 14 maj /ATSH-AFP/ - Dy ushtarë të forcave të NATO-s u vranë dje dhe sot në Afganistan duke e çuar në 196 numrin e ushtarëve të vrarë që prej fillimit të vitit 2010, njoftoi forca e NATO-s (ISAF).
''Një ushtar u vra sot në mëngjes në një sulm me talebanët në lindje të vendit'', theksoi në një komunikatë forca e ISAF.
''Një ditë më parë, një ushtar humbi jetën nga shpërthimi i një bombe artizanale'', vijon komunikata.
NATO nuk zbulon asnjëherë identitetin ose kombësinë e ushtarëve të vrarë duke e lënë këtë nën kujdesin e vendeve të tyre të origjinës./
/ec/ a.jor.