English

Arrestohet pedofili, u arratis nga burgu në vitin 1997

Durrës, 14 maj, NOA – Pas 13 vitesh policia ka arritur të arrestojë një person të dënuar me 25 vite burg për përdhunimin e të miturve.

Bëhet fjalë për 60 vjeçarin Shaban Haxhi i cili është arratisur nga burgu në vitin 1997. Arrestimi i tij duket se është bërë në mënyrë të rastësishme në Portin e Durrësit, ndërsa Haxhi ishte duke kaluar në pikën doganore.

Emri dhe të dhënat e tij figuronin në listën e personave të kërkuar që prej vitit 1997 për dy përdhunime.

Personi i arrestuar është nga qyteti Durrës, me arsim 7 klasë, i martuar, ka tre fëmijë dhe ka qenë i dënuar dy herë për veprën penale të marrëdhënieve seksuale me dhunë.

Sipas policisë ky shtetas është shpallur në kërkim nga Drejtoria Policisë Qarkut Durrës, pasi në mars të vitit 1997 është larguar nga burgu ku vuante dënimin prej 25 vitesh.

Haxhi është dënuar nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Durrës në 1989 “për veprën penale të marrëdhënieve seksuale me dhunë dhe pasoja të rënda me të mitur”.

m.xh/NOA

KOMENTE