Athinë - Erdogan: Shpresoj Në Një Fazë Më Të Mirë Të Marrëdhënieve Greko-Turke
ATHINË, 14 maj /ATSH-AFP/ - Kryeministri turk, Recep Tayyip Erdogan theksoi sot se shpresonte në futjen e marrëdhënieve greko-turke në një fazë më të mirë, gjatë një takimi me presidentin grek, Karolos Papulias.
"Besoj se kjo vizitë do të jetë një fillim për futjen e marrëdhënieve greko-turke në një fazë më të mirë'', theksoi Erdogan para se të takohej me Papulias.
Erdogan kujtoi se gjatë mandatit të tij kishte zhvilluar gashtë vizita zyrtare dhe jozyrtare në Greqi. Vizita e fundit e Erdogan u zhvillua në vitin 2004.
Presidenti grek uroi që kjo vizitë të ketë rezultate të mira dhe të riforcojë klimën e bashkëpunimit dypalësh.
I shoqëruar nga 10 ministra dhe 320 biznesmenë, Erdogan zhvilloi një vizitë me vlera të larta simbolike me qëllim për të shënuar solidaritet me vendin në krizë dhe për të forcuar lidhjen mes dy vendeve./
/ec/ a.jor.