English

Axhenda Ndërkombëtare 14 Maj 2010

------------------------------------------------------------- NGJARJE KRYESORE -------------------------------- BANGKOK - Ndjekje e situatës në Tajlandë ku ushtria ka vendosur të zhbllokojë me forcë një rrugë nga manifestuesit antiqeveritarë, pas përleshjeve ku si pasojë humbi jetën një person dhe u plagosën disa të tjerë. PORTO (Portugali) - Përfundon vizitën në Portugali Papa Benedikti i XVI. TË TJERA -------------- KANË (Francë) - Zhvillohet festivali i 63-të i Kanës. NJU JORK - Vazhdon hetimi për atentatin e mbetur në tentativë në sheshin ''Times Square'' në Nju Jork. BISHKEK - Ndjekje e situatës në Kirgistan ku kundërshtarët e qeverisë së përkohshme kanë marrë kontrollin e selive të administratës dhe një televizioni në dy qytete në jug të vendit. NJU ORLEANS (SHBA) - Vazhdojnë përpjekjet për të eliminuar ndotjen e shkaktuar nga shpërthimi i një platforme nafte në Gjirin e Meksikës. LONDËR/UASHINGTON - Ndjekje e masave të para të marra nga qeveria e koalicionit drejtuar nga kryeministri konservator, David Cameron, prioritetet e para të të cilit janë ekonomia dhe lufta kundër deficitit. Qeveria e re përmendi gjithashtu dhe luftën në Afganistan ku ndodhen rreth 10 000 ushtarë britanikë. UASHINGTON - Ministri i ri britanik i Punëve të Jashtme, William Hague, i cili zhvillon sot një takim në Uashington për diskutime me sekretaren amerikane të Shtetit, Hillary Clinton, kritikon programin bërthamor iranian. TRIPOLI/HAGË - Vazhdojnë hetimet për rrëzimin në Tripoli të një avioni ''Airbus A330'' që vinte nga Johanesburgu ku si pasojë humbën jetën të paktën 103 persona , 62 prej të cilëve holandezë. Nga ky aksident mundi të mbijetojë vetëm një fëmijë tetë vjeçar, i cili ndodhet në një spital në Tripoli. UASHINGTON - Publikohet një raport nga Fondi Monetar Ndërkombëtar për deficitin buxhetor dhe borxhin publik nga vendet e G20. ATHINË - Vizitë në Athinë e kryeministrit turk, Recep Tayyip Erdogan që do të përqendrohet në përmirësimin e bashkëpunimit mes dy vendeve. FORT CAMPBELL (SHBA) - Përfundon vizitën presidenti afgan, Hamid Karzai./ /ec/ a.jor.
KOMENTE