Angli, 14 Maj NOA - Më datë 14 mars, ishte dita kur David Beckham mori dëmtimin e tij në këmbë dhe i tha lamtumirë pjesëmarrjes në botëror por, këtë herë për lojtarin e Milanit, është hapur një mundësi e re për të qenë prezent në Afrikën e Jugut, ku ai do të jetë në rolin e asistentit, të trajnerit, Kapelo.
Kështu për “spiceboy” mund të themi se është një mundësi për të filluar karrierën e tij si një trajner.
Vetë Kapelo ka bërë të ditur se e dëshiron atë, të jetë në rolin e asistentit, gjatë seancave stërvitore që do të zhvillojë përfaqësuesja e Anglisë.
r.b/NOA