English

Bërthamore - Medvedev: Vizita E Presidentit Lula, Mundësia E Fundit Për Teheranin

- Presidenti brazilian do të vizitojë Iranin për të diskutuar çështjen bërthamore - MOSKË, 14 maj /ATSH-ANSA/ - Vizita në Teheran që presidenti brazilian Luiz Inacio Lula da Silva do të kryejë në ditët e ardhshme "përfaqëson mundësinë e fundit për Iranin që të ndryshojë pozicion në çështjen bërthamore para mbledhjes së ardhshme të Këshillit të Sigurimit të OKB-së", deklaroi sot në Moskë presidenti rus Dmitri Medvedev gjatë një takimi pikërisht me presidentin brazilian. Sipas liderit të Kremlinit, homologu brazilian ka 30 për qind mundësi që t'i bind autoritetet iraniane. "Do të bëjë më të mirën për të bindur Iranin që të bashkëpunojë me komunitetin ndërkombëtar", deklaroi nga ana e tij presidenti Lula, cituar nga agjencia Interfax. Presidenti brazilian do të qëndrojë dy ditë në Moskë para se të shkojë në Teheran. Por Medvedev la të kuptohej se vizita e presidentit Lula në Teheran mund të mos ketë sukses. Duke bërë shaka me gazetarët, presidenti rus deklaroi: "Dua të jem optimist me mikun tim Lula. I jap 30 për qind për mundësinë e një suksesi". /e.v/
KOMENTE