Britani - E Para Myslimane Në Mbledhjen E Qeverisë Me Veshje Tradicionale
LONDËR, 14 maj /ATSH-ANSA/ - Një ndryshim i madh ka ndodhur për herë të parë në një qeveri britanike, kur baronesha Sayeeda Warsi, prej pak kohësh e emëruar presidente e partisë konservatore, u paraqit në mbledhjen e parë të ministrave të Kabinetit me një veshje tradicionale "shalwar kamiz", në ngjyrë të kuqe, në kontrast të plotë me veshjet e errëta të kolegëve të saj, gati të gjithë meshkuj, veç ministres së Brendshme Theresa May.
Warsi, një avokate dhe vajza e dy imigrantëve nga Pakistani, është e para myslimane që merr një pozicion në Kabinetin qeveritar britanik. Si shumë nga ministrat e rinj, Warsi e cilësoi mbledhjen e parë si "shumë konstruktive dhe plot me qëllime të mira".
/e.v/