English

Dy javë nga greva e urisë, opozita sot në protestë të madhe para zyrës së kryeministrit

Tiranë, 14 maj, NOA – Ndërsa mbushen sot plot dy javë që nga dita kur 200 përfaqësues dhe mbështetës të Partisë Socialiste, u ngujuan në një grevë urie para godinës së Kryeministrisë, kjo forcë politike ka paralajmëruar se sot do të zhvillojë një protestë madhështore me të pranishëm nga i gjithë vendi.

Ndërkaq, gjendja e grevistëve socialistë vjen duke u rënduar dhe mësohet se në orët e vona të natës janë shënuar sërish dërgime në spital të të ngujuarve socialistë.

Kryetari i PS-së, Edi Rama, ndërsa i ftoi të gjithë dje në protestën e sotme, në fjalimin e tij para opozitës deklaroi se nuk tërhiqet nga kërkesa për transparencën e zgjedhjeve.

Lidhur me bllokimet e rrugëve në disa zona të rëndësishme të vendit, nga ana e saj, ministria e Brendshme ka pohuar se janë ndaluar persona me precedentë të rëndë penalë.

Kurse kryeministri Berisha nuk do të jetë i pranishëm sot gjatë protestës së parashikuar të opozitës, pasi gjendet në Kroaci, për të marrë pjesë në takimin vjetor të BERZH-it.

n.e/NOA

KOMENTE