>> Protesta e opozitës mbyllet paqësisht >> Rama: Nuk do thyejmë xhama, s’do këpusim lule >> Militantë të PS nga Shkodra përplasen me policinë >> Xhafaj: Duam zgjedhje të parakohshme >> Ngjela: Kompromisi, gati, Berisha s’do >> Dule: Qeveria, në kutinë e zezë të avionit >> Milo: Zonja Pack di kaq pak për Shqipërinë >> Gjinushi: Pushteti s’mbahet me shkop gome >> Protesta e PS, qindra policë pa uniformë >> Protesta e PS, ku fëmijët hedhin valle >> Kriza, PD-PS, pranë marrëveshjes? >> Toçi: Provokatorët në polici do mbajnë përgjegjësi >> Gjykata jep masë sigurie për bllokuesit e rrugëve >> Pack: Socialistë, frenoni Edi Ramën >> KSH: Krizën e zgjidh komisioni hetimor >> Rama: Jemi pro zgjidhjes për transparencë >> OSBE, Bosch: Partitë të pranojnë kompromisin >> Dy javë nga greva e urisë së opozitës
Tiranë, 14 maj, NOA Përmbledhje – Mbrëmja e sotme, mund të quhet e opozitës dhe liderit të saj Edi Rama i cili ka arritur të mbledhë një numër të konsiderueshëm shqiptarësh në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” me thirrje pafund kundër qeverisë dhe kryeministrit Berisha.
Duke mos përmendur për asnjë çast faktin se qarkullimi në Tiranë është paralizuar shqetësueshëm, Rama në momentet kur pa se disa djem shkodranë po sulmonin forcat policore pranë Kryeministrisë, bëri thirrje që të mos përdorin dhunë dhe më tej u ndal gjatë në këtë argument.
“Ne nuk jemi këtu për t’u marrë me policinë, po për ta ftuar atë që të shohë nga Kushtetuta dhe ligji, e të mos përdoret për interesat e pushtetit”, u është drejtuar kryesocialisti Rama, forcave të policisë që kanë rrethuar Kryeministrinë, në fjalën që po mban aktualisht para protestuesve.
Ai u tha atyre se beteja për votën e lirë do të vazhdojë dhe se nuk do të ketë asnjë tërheqje pas dhe se asnjë socialist nuk është për dhunën.
“Ne nuk ngjajmë me opozitën që digjte institucionet dhe bashkë me të edhe fytyrën e Shqipërisë”, tha ai.
Duke shtuar se do ta “fitojmë këtë betejë, pa thyer asnjë xham dhe pa këputur asnjë lule. Ne nuk i drejtohemi dhunës për të fituar kauzën tonë”.
Sakaq, në emër të 200 grevistëve socialistë, të cilët janë ngujuar prej dy javësh në çadrën e grevës së urisë, deputeti socialist Fatmir Xhafaj, ka përshëndetur të gjithë mbështetësit duke pohuar se ata nuk do të tërhiqen nga masa ekstreme që kanë ndërmarrë.
“Nëse ky njeri nuk njeh kërkesat tona, ka vetëm një rrugë: Të mos e njohim më këtë qeveri, duke mos i kërkuar më transparencën e zgjedhjeve që ikën, por zgjedhje të parakohshme”, tha ai.
Duke shtuar se Partia Socialiste nuk kërkon të bëjë asnjë kompromis në kurriz të kauzës së votës së lirë.
n.e/NOA