Ekon - Berzh: Kriza Greke Mund Të Kërcënojë Rimëkëmbjen Ekonomike Në Evropën Lindore
ZAGREB, 14 maj /ATSH-AFP/ - Trazira që goditi zonën euro mund të dëmtojë rimëkëmbjen ekonomike në Evropën Lindore, e cila doli e vetme nga kriza më e rëndë ekonomike që prej rrëzimit të komunizmit, theksoi sot drejtori i Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH), Thomas Mirow.
"Zhvillimet e fundit në zonën euro janë të një rëndësie të veçantë për vendet e mbledhura në këtë tryezë'', nënvizoi Mirow, gjatë një takimi me kryeministrat e Ballkanit, organizuar në kuadër të asamblesë së përgjithshme të përvitshme të BERZH-it, që zhvillohet sot dhe nesër në Zagreb, kryeqyteti kroat.
"Kriza në Greqi mund të kërcënojë rëndë përpjekjet për rimëkëmbjen ekonomike, në mënyrë të veçantë nëse bankat greke dhe filialet e tyre rajonale të tyre do të preken nga pasiguritë në lidhje me tregjet dhe masat vendimtare të miratuara nga Bashkimi Evropian dhe Fondi Monetar Ndërkombëtar përbëjnë një etapë të rëndësishme për të qetësuar tregjet./
/ec/ a.jor.