English

Ekon- Greva E Opozitës: Biznesi Pesimist

eklaron për ATSH-në, Kryetari i Unionit të Dhomave të Tregtisë dhe Industrisë, Ilir Zhilla- TIRANE 14 Maj/ATSH-A.Gjonaj/- Kryetari i Unionit të Dhomave të Tregtisë dhe Industrisë, Ilir Zhilla shprehet pesimit lidhur me ndikimet që mund të vijnë nga greva dhe protestat e opozitës në imazhin e Shqipërisë, vendimet e investitorëve të huaj për të investuar, por edhe në zhvillimin e biznesit vendas. Gjatë një interviste për ATSH-në, Ilir Zhilla tha se "kriza ndikon në mënyrë të konsiderueshme sidomos te investitorët e huaj". "Kriza greke e shfaqur hapur rreth një javë më parë ndikoi në vendimin e qeverisë për të nxjerrë në treg eurobondin. Një problem i brendshëm në qendër të Tiranës do të ketë një ndikim shumë më të madh, sidomos në rastin e investitorëve të huaj, e cila konkretisht do të duket me hapjen e sezonit turisitik", deklaroi Zhilla. Kreu i UDHTI, tha se duhet të jemi realistë. Sipas tij, edhe pa këtë situatë Shqipëria është një vend i paragjykuar dhe se do të duhet shumë punë edhe pas zgjidhjes së krizës, për të sqaruar performancën e ekonomisë shqiptare para investitorëve të huaj, por edhe atyre vendas. "Në një situatë të turbullt investitorit të huaj i zvogëlohet inisiativa dhe i tkurret ideja për të bërë investime të mëdha", theksoi Zhilla, ndërsa u shpreh se "ky mentalitet është edhe për biznesin vendas". Ai nënvizoi faktin se ndikimin më të madh do ta ketë te investitori i huaj. "Stepje të biznesit vendas dhe të huaj ka para zgjedhjeve elektorale, ndërsa në këtë rast kjo stepje bëhet edhe më e fortë pasi vjen e paprogramuar dhe nuk ka lidhje me rregullat e Kushtetutës apo të demokracisë perëndimore", vlerësoi Zhilla. Duke shprehur besimin se do të ketë një zgjidhje të shpejtë të situatës, Kreu i UDHTI tha se opozita në grevë duhet t'a shohë në një këndvështrim më të gjerë dhe në rastin e opozitësh shqipatre është prezent fakti se ata kanë drejtimin e bashkive më kryesore të vendit si Tiranë, Durrës, Vlorë, Korçë dhe Elbasan, gjë për të cilën nuk mund të thuash se janë totalisht në opozitë, pasi përsëri kanë një lloj pushteti që mund të tregojnë opsionet e tyre sidomos në ekonomi. "Eshtë në të mirën e politikës, ekonomisë dhe mirëqënies sociale të mbyllet kjo krizë. Ne i shpëtuam më së miri krizës ndërkombëtare dhe jemi pikërisht në stadin që duhet të fillojë ngritja ekonomike, siç ka qënë në vitin 2008 e para", tha Zhilla. Sipas tij, institucionet politike ndërkombëtare kanë mbështetur zgjidhjet institucionale të kësaj krize dhe se problemeve që ka rajoni është krejt e pakuptimtë t'i shtojmë edhe një tjetër krizë shqiptare./a.gj/
KOMENTE