Gjirokastër, 14 maj, NOA - Manifestimi i madh kulturor Italian në Shqipëri i cili ka nisur prej një muaji nën okelion “Dy Popuj, Një Det, Një Miqësi” vazhdon të prezantojë koncerte, ekspozita, filma dhe promocione librash, me qëllim afërsinë mes dy popujve dhe gjetjen e rrugëve të komunikimit mes Shqipërisë dhe Italisë, nëpërmjet gjuhës së artit dhe kulturës.
Në këtë kuadër më datën 15 maj do të hapet në Gjirokastër një ekspozitë e veçantë e artistit Italian Giuseppe Manisco. Në kornizën tërheqëse të Kalasë së Gjirokastrës do të ekspozohen mbi 40 makineri funksionuese dhe në përmasa reale të ndërtuara sipas vizatimeve të Leonardo Da Vinçi nga artisti galatonez Giuseppe Manisco.
Ekspozita ka patur mijëra vizitorë nga Lecce në Kalanë e Acaya dhe falë Institutit të Kulturave Mesdhetare të Provincës së Leçes, edhe Shqipëria do të mund të mirëpres këtë ekspozitë magjike dhe tërheqëse.
Kjo ekspozitë do të qëndrojë e hapur në datat 15 maj - 6 qershor në Kalanë e Gjirokastrës dhe nga data 19 - 22 maj do të prezantohet në Akademinë e Arteve, Tiranë.
m.s/NOA