English

Elbasan: 200 Pedagogë Dhe Intelektualë Firmosin Kundër Grevës Së Urisë

ELBASAN, 14 Maj /ATSH-Miranda Sadiku/ - Të paktën 200 intelektualë nga Elbasani firmosën sot një peticion kundër grevës së urisë të deputetëve të PS-së dhe mbështetësve të tyre. "Në këtë listë të gjatë emrash bëjnë pjesë personalitete nga fusha të ndryshme si dhe dekanë e padagogë të universitetit "A.Xhuvani", por edhe intelektualë të qytetit, të cilët i janë bashkuar thirrjes drejtuar kryetarit të Partisë Socialiste, Edi Rama që të mos bllokojë integrimin e vendit në familjen evropiane", tha sot për ATSH-në, rektori i Universitetit të Elbasanit, Liman Varoshi, nismëtar i peticionit. Firmat janë grumbulluar gjatë dy ditëve të fundit, dhe tashmë peticioni është dërguar në Tiranë. Ndër emrat e njohur që kanë firmosur me mbishkrimin "Jo grevës, pro vizave dhe integrimit europian" janë pedagogët Mehmet Çeliku, Roland Gjini, Vilson Kuri, Kujtim Bevapi, Denada Krypa, ndërsa pritet që një listë e dytë me firma të hartohet edhe nga mjekë dhe intelektualë të tjerë të qytetit të Elbasanit./ch/
KOMENTE