Elbasan:Matematicienet E Rinj Mblidhen Ne Konferencen E Iv-T Ndërkombëtare Te Matematikës
ELBASAN, 14 Maj /ATSH-Miranda Sadiku/ - Konferenca e IV-t Ndërkombëtare e Matematikës për Algjebrën dhe Analizën Funksionale, që ka mbledhur të rinj të apasionuar në shkencat egzakte në aktivitetin më të madh në trevat shqiptfolëse e më gjerë, nisi sot në Universitetin "A. Xhuvani" në Elbasan.
Kjo Konferencë është aktiviteti më i madh që zhvillohet thuajse në të gjitha trevat shqipfolëse e më gjerë, ku raportohen punët shkencore e krijuese në të gjithë Shqipërinë, tha për ATSH-në Prof. Agron Tato, drejtues dhe organizator i saj.
Sipas tij, "qëllimi i konferencës është diskutimi mbi Algjebrën dhe Funksionet Analitike, mbi problemet dhe teoritë që zgjojnë interes sot tek matematicienët ku të rinjtë që do të doktorohen në të ardhmen, paraqesin punimet e tyre".
Sipas Tato-s, "kemi një zhvillim impresionues dhe kjo është vënë re edhe nga matematicien të huaj, përsa i përket rritjes së nivelit të profesorëve. Vlera e konferencës është e madhe edhe për ngritjen e të gjithë nivelin kërkimor në Shqipëri", përfundon Tato.
Në këtë konferencë kanë marrë pjesë pedagogë nga të gjithë universitetet e vendit dhe nga ato fqinje nga Italia, Kosova, Greqia, Mali i Zi dhe Franca, ndërsa për herë të parë edhe profesorë të ardhur nga Amerika, etj./ch/