English

Erdogan viziton Greqinë: Turqia, ndihma për krizën greke

Athinë, 14 maj, NOA - I shoqëruar nga disa ministra të kabinetit, por edhe mjaft biznesmenë, kryeministri turk Erdogan mbërrin sot në Greqi, në momentet kur ky vend është përfshirë nga një krizë e thellë ekonomike.

Kësaj duket se do t’i shërbejë edhe takimi i përbashkët që parashikohet të zhvillojnë dy palët, ndërsa Erdogan ka theksuar paraprakisht se vendi i tij është dakord që të japë kontributin e tij për kapërcimin e krizës greke.

Nga ana e tij, kryetari i Dhomës greko-turke të Tregtisë, Panagiotis Koutsikos, e ka cilësuar vizitën e Erdoganit si një hap të rëndësishëm në drejtimin e duhur.

Ndërkaq, grupimet e majta janë të indinjuara për vizitën e delegacionit turk në vendin e tyre dhe kanë bërë thirrje për një demonstratë kundër Erdoganit.

n.e/NOA

KOMENTE