English

Fatmir Xhafaj: Jo transparencë, por zgjedhje të parakohshme

Tiranë, 14 maj, NOA – Në emër të 200 grevistëve socialistë, të cilët janë ngujuar prej dy javësh në çadrën e grevës së urisë, deputeti socialist Fatmir Xhafaj, ka përshëndetur të gjithë mbështetësit duke pohuar se ata nuk do të tërhiqen nga masa ekstreme që kanë ndërmarrë.

“Nëse ky njeri nuk njeh kërkesat tona, ka vetëm një rrugë: Të mos e njohim më këtë qeveri, duke mos i kërkuar më transparencën e zgjedhjeve që ikën, por zgjedhje të parakohshme”, tha ai.

Duke shtuar se Partia Socialiste nuk kërkon të bëjë asnjë kompromis në kurriz të kauzës së votës së lirë.

n.e/NOA

KOMENTE