Gjermani - Alarm Për Bombë Në Një Avion Nga Letonia Drejt Berlinit
BERLIN, 14 maj /ATSH-AFP/ - Një telefonatë anonime dha sot alarmin për një bombë në bordin e një avioni të kompanisë letoneze ''Air Baltic'', që u ul në aeroportin Tegel në Berlin, njoftoi sot policia.
Avioni, i tipit ''Fokker 100'', u ul pa probleme në pisën e aeroportit berlinez, ku u vendos në një zonë të sigurt, deklaroi një zëdhënës i policisë gjermane.
Të 74 pasagjerët e fluturimit nga Riga drejt Berlinit, si dhe pjesëtarët e ekuipazhit u dërguan në një sallë pritjeje të aeroportit.
Autoritetet aeroportuale gjermane gjermane ishin lajmëruar lidhur me ngjarjen nga selia e kompanisë ajrore letoneze në Riga, ku kishte mbërritur edhe telefonata anonime që kërcënonte për bombë në avion.
Të mërkurën, policia gjermane njoftoi se kishte arrestuar dy persona në aeroportin Tegel, sepse dyshonin se ata po përgatitnin të rrëmbenin një avion me destinacion Moskën.
Më pas dyshimet u sqaruan dhe dy personat, nënpunës rus të një kompanie ajrore, u liruan./
/i.p/