English

Gjykata jep masën për protestuesit e PS që bllokuan rrugën

Tiranë, 14 maj, NOA - Arrestimi i protestuesve të Partisë Socialiste që u përpoqën të bllokonin rrugën në kryeqytet është cilësuar si i ligjshëm nga gjykata. Në seancën e parë të gjyqit të zhvilluar sot, gjyqtari i masës ë sigurisë, Altin Avdiu, vendosi detyrim paraqitje në javën e parë dhe të tretë të çdo muaji, pranë policisë gjyqësore të gjithë të arrestuarave dy ditë më parë.

Të ndaluarit nga policia me akuzën për bllokimin e mjeteve të transportit kanë qenë, Shazivar Sula, Sami Beshiri, Agim Balla, Besnik Saliu, Lulëzim Lila, Arben Fusha, Naim Karaj, Bejdulla Ulliri, Fatmir Koldashi, Shpëtim Tresa, Mustafa Xhixha dhe Festim Lulo.

Në seancën e sotme ka qenë i pranishëm dhe deputeti i Partisë Socialiste, Xhemal Qefalia, i cili nuk kundërshtoi masën e dhënë nga gjykatësi Avdia, por nga ana tjetër shprehu rezerva për arrestimin e bërë nga policia.

“Vendimi i policisë për arrestimin ishte i paligjshëm, vendimi i gjykatës i ligjshëm”, u shpreh Qefalia.

Në fillim të seancës Prokurori i çështjes kërkoi për të të gjithë të akuzuarit detyrim paraqitje.

Ndërkohë që avokatët e i të akuzuarit, Bejtulla Ullirit u shpreh se klienti i tij nuk ka qenë pjesë e protestuesve që bllokuan rrugën. “Klienti im ka qenë rastësisht me familjen e tij duke kaluar me makinë”. Vet Ulliri u shpreh se kishte ndalur në rrugë pas shkak të bllokimit nga protestuesit.

Arrestimi i protestuesve të PS-së u bë dy ditë më parë në Tiranë gjatë mitingut të organizuar nga Partia Socialiste. Protestuesit u përpoqën që të bllokonin rrugën kryesore duke penguar kalimin e automjeteve.

m.xh/NOA

KOMENTE