Peqin, 14 maj, NOA – Mbante të fshehura në xhepin e xhaketës 10 kapsolla, të cilat i janë zbuluar gjatë një kontrolli të policisë dhe kaq, ka mjaftuar për ta vënë në pranga.
Fjala është për 56-vjeçarin Mersin Lika, lindur e banues në fshatin Lisnaj të Peqinit, të cilit i janë zbuluar kapsollat e lartpërmendura.
Ato u sekuestruan në cilësinë e provës materiale nga forcat e policisë, ndërsa materialet iu kaluan prokurorisë së Elbasanit për veprime të mëtejshme mbi veprën penale “Mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit pa lejen e organeve kompetente”, e cila parashikohet nga neni 278 i Kodit Penal.
n.e/NOA