English

Irak - Arrin Në 25 Bilanci I Viktimave Nga Një Atentat Me Atubomba Në Veri

BAGDAD, 14 maj /ATSH-AFP/ - Arrin në të paktën 25 persona bilanci i viktimave të një atentati të dyfishtë me atubomba, ndërkohë që të plagosurit besohet se janë mbi 100 persona, ndër të cilët edhe një kamikaz. ''Arrin në 25 bilanci i të vdekurve dhe në mbi 100 të tjerë ai i të plagosurve nga një atentat i dyfishtë në një stadium futbolli, ndërkohë që po zhvillohej një ndeshje në një rajon verior të Irakut'', deklaroi një burim nga Ministria e Brendshme irakiane./ /i.p/
KOMENTE