Kinë - 21 Persona Humbin Jetën Pas Shpërthimit Të Gazit Në Një Minierë
PEKIN, 14 maj /ATSH-AFP/ - Të paktën 21 punëtorë humbën jetën pas shpërthimit të gazit në një minierë në provincën Guizhou, në jugperëndim të Kinës, njoftoi sot agjencia shtetërore kineze e lajmeve, Hsinhua.
Edhe pse shkalla e vdekshmërisë është ulur pak për shkak të përmirësimit të kushteve të punës, minierat kineze mbeten ende më të rrezikshmet në botë.
Vitin e kaluar minierat kineze shënuan mesatarisht shtatë të vdekur në ditë./
a.jor.