English

Kosor: Kroacia Do Ta Mbështesë Maqedoninë Në Promovimin E Interesave Të Saj

ZAGREB, 14 maj /ATSH-MIA/ - Maqedonia dhe Kroacia kanë marrëdhënie të shkëlqyera politike, pa çështje të hapura, ndërkohë që Zagrebi do ta mbështesë Shkupin në promovimin e interesave të tij, deklaroi sot kryeministrja kroate, Jadranka Kosor pas takimit me homologun e saj maqedonas, Nikola Gruevski. Në takimin në prag të samitit rajonal vjetor të BERZH-it, Gruevski njoftoi Kosorin për reformat e ndërmarra në vendin e tij si edhe për harmonizimin e legjislaturës së Maqedonisë me atë të vendeve evropiane. Gruevski dhe Kosor theksuan se dy vendet ndajnë vlera të përbashkëta. Ata e afirmuan qëllimin dhe interesin e përbashkët për harmonizimin e marrëdhënieve të vendeve të rajonit. Në takimin e shefave të qeverive i cili do të mbahet sot në Zagreb, krahas kryeministrit të Maqedonisë dhe homologes së tij kroate, Kosor pritet edhe pjesëmarrja e kryetarëve të qeverive të Serbisë, Mirko Cvetkoviç, të Bosnje-Hercegovinës, Nikola Spiriç, të Shqipërisë, Sali Berisha dhe të Malit të Zi, Milo Gjukanoviç./ a.jor.
KOMENTE